Para kohe po e mbyll sezonin Ibrahimovic, konfirmohet dëmtimi i 41-vjeçarit

15:07 | 29 Prill 2023

Ibrahimovic po e mbyll sezonin para kohe, konfirmohet dëmtimi i 41-vjeçarit.

Tërheqje në pulpën e djathtë dhe sezon i mbyllur. Nuk zgjati më shumë se një ndeshje sezoni i Zlatan Ibrahimovic i cili pëson një dëmtim tjetër duke i dhënë lamtumirën sezonit dhe shtatlarti me siguri nuk do të jetë një alternativë shtesë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave, mjekët i kanë bërë me dije shtatlartit suedez se bëhet fjalë për një dëmtim që do të kërkojë kohë rikuperimi dhe ky lajm mund ta bëjë 41-vjeçarin të reflektojë për të vazhuar ose jo futbollin aktiv.

Gjatë këtij sezoni, Zlatan numërin 143 minuta të luajtura, ndërsa ndaj Udineses vendosi një rekord duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon në Serie A duke kaluar në këtë klasifikim një tjetër milanist, Billy Costacurta-n.

Komento: