Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dëshiron të arrijë një objektiv kryesor para se të largohet nga klubi në fund të sezonit.
La Gazzetta dello Sport raporton sot se Pioli do të largohet në përfundim të sezonit nga Milan, por dëshiron largim ta bëjë me kokë lartë, përcjell ORAinfo.
Plani i tij është ky: e para është të arrihet kualifikimi i Europa League, ndërsa e dyta është ta fitoj Coppa Italia.
Edhe nësë i arrin këto dy synime fati i tij është vulosur pretendon gazeta, duke shtuar se ai e ka ndërmend që të mbyll misionin e tij të Milan me dinjitet. /ORAinfo/