Para martesës me Big D, Linda Halimi ka qenë e fejuar me një shqiptar

10:06 | 09 Nëntor 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me reperin e njohur, Big D dhe kanë bashkë një vajzë të quajtur, Kaimana.

Bukuroshja tani në Big Brother VIP Kosova 2 ka treguar disa detaje të tjera për jetën e saj.

E njëjta zbulon se ka qenë e fejuar me një shqiptar të Pejës, teksa po fliste për një rast me Azemin dhe Meti Alshiqin.

“Kam qenë e fejuar me një shqiptar prej Pejës, të cilin e përshëndes se nuk kam asgjë kundër tij, edhe ai ka qenë jo i fejuar, por me një vajzë”, u shpreh ajo.

“Ka ardhur në koncert se e ka lutur një këngëtare që ta këndoj një refren të këngës që e ka bërë me DJ Blunt”, vazhdoi më tej artistja nga Vitia.

Linda përndryshe është paragjykuar tejet shumë për romancën me Big D.

Komento: