
Mbrojtësi i Mançester United, Phil Jones, mund të bëjë një lëvizje në Francë në mes të sezonit, pasi ekipi i Ligue 1, Bordeaux raportohet se po kërkon nënshkrimin e qendërmbrojtësit.
Ish-lojtari i Anglisë, i cili ka luftuar me një sërë lëndimesh gjatë sezoneve të fundit, së fundmi u rikthye në gjirin e “Djajve të Kuq”, duke luajtur 90 minutat e plota të ndeshjes së tyre në Premier League me Wolves në fillim të janarit,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ai nuk ka luajtur që atëherë dhe raportet në Francë tani sugjerojnë se Bordeaux është i interesuar ta çojë atë në Ligue 1 përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit./ORAinfo/