
Do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Ajaxit.
Juventus është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi 1 me 1, gjersa Juvetnus do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium.
‘Zonja e Vjetër’ ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes së kthimit ndaj Ajaxit, pasi Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm.
“Gati, të shkojmë”, ka shkruar portugezi në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ronaldo kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndërkombëtare me Portugalinë, gjersa tani është i rikuperuar plotësisht, edhe pse luajti në ndeshjen e parë, ku edhe shënoi golin e epërsisë.