Para ndeshjes me Ajaxin, Juventusi merr lajmin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Para ndeshjes me Ajaxin, Juventusi merr lajmin e madh

19:50 | 15 Prill 2019

Do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Ajaxit.

Juventus është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë ndaj Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë përfundoi 1 me 1, gjersa Juvetnus do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium.

‘Zonja e Vjetër’ ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes së kthimit ndaj Ajaxit, pasi Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm.

“Gati, të shkojmë”, ka shkruar portugezi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ronaldo kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndërkombëtare me Portugalinë, gjersa tani është i rikuperuar plotësisht, edhe pse luajti në ndeshjen e parë, ku edhe shënoi golin e epërsisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!