Chelsea merr lajme të mira para ndeshjes me Aston Villa.
Callum Hudson-Odoi u detyrua të humbasë miqësoren pas dyerve të mbyllura të Chelseat kundër QPR të delën për shkak të një problemi në këmbë, por anësori ka kaluar dëmtimin për t’i dhënë Frank Lampard një skuadër të plotë përpara rifillimit të Premierligës.
19-vjeçari do të synojë të dalë në fushë kundër Aston Villa këtë fundjavë.
I riu Reece James kishte humbur disa seanca për shkak të dëmtimit, por ishte në gjendje të luante një pjesë në përplasjen e fundit të klubit për t’u përgatitur para rifillimit të kampionatit anglez, transmeton lajmi.
Përveç kësaj, N’Golo Kante startoi kundër QPR pasi fillimisht nuk doli në stërvitje për shkak të frikës së marrjes të Covid-19.
Trajneri anglez pritet të ketë opsione të plota për përballjen kundër Aston Villës.