Para ndeshjes me Barcelonën, Napoli merr lajmin ‘katastrofal’

19:50 | 20 Shkurt 2020

Lajm aspak i mirë për Napolin, para ndeshjes me Barcelonën.

Skuadra e Napoli do të ketë një mungesë shumë të madhe për ndeshjen kundër Barcelonës.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, napolitanët do të kenë punë me kampionët e La Liga, dhe për këtë ndeshje futen me një hendikep të madh.

Napoli kanë konfirmuar se Kalidou Koulibaly nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që luhet javën tjetër.

Koulibaly është mbrojtësi më i mirë i skuadrës së Napolit, dhe mungesa e tij do të jetë hendikep i madh për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Nuk dihet akoma se kush do ta zë vendin e senegalezit në formacionin e Napoli, për t’i bërë ballë skuadrës së Barcelonës.

Komento: