Para ndeshjes me Bullgarinë, Kosova merr lajmin e madh

09:42 | 25 Mars 2019

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes Kosovë- Bullgari.

Përpos kombëtares shqiptare të futbollit, mbrëmja e sotme do të jetë e veçantë për kombëtaren tjetër të pjesës ku jetojnë shqiptarë.

Bëhet fjalë për skuadrën kombëtare të Kosovës, me “Dardanët” që do të debutojnë për herë të parë në kualifikueset e një kampionati Europian. Ndaj tyre do të vendoset Bullgaria, e cila vjen pas barazimit 1-1 ndaj Malit të Zi.

Të besuarit e Bernard Challandes do të kërkojnë të marrin maksimumin, të shtyrë edhe nga paraqitja fantastike në miqësoren ndaj Danimarkës, e mbyllur me rezultatin 2-2. Gjithsesi, ndaj Bullgarisë, formacioni i zvicerianit nuk pritet të pësojë ndryshime të shumta, me përjashtim të dy lëvizje.

Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli do të marrin vendin e Besar Halimi dhe Leart Paqarada, që ishin titullarë në takimin miqësor kundër Danezëve.

Ndërkohë pjesa tjetër nuk ndryshon, me Kosovën që pritet të zbres në fushën e “Fadil Vokrrit” me këto futbollistë: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.

Takimi mes Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45.

Komento: