Federico Chiesa u largua nga trajnimi me skuadrën italiane këtë pasdite, duke vuajtur nga një problem muskulor dhe mund të jetë në rrezik kundër Finlandës.
Azzurrit do të fillojnë fushatën e tyre kualifikuese me Finlandën të shtunën në mbrëmje përcjell ORAinfo.
Chiesa pritej të ishte në fillim të XI, por ndërpreu seancën e sotme, pasi ndjeu një goditje në kofshën e majtë.
Besohet të jetë pak a shumë në të njëjtën zonë që i kishte shkaktuar atij probleme gjatë ndeshjes së Fiorentinës me Lazion./ORAinfo/