
Menaxheri i AC Milan, Marco Giampaolo u ka kërkuar lojtarëve të tij që të japin gjithçka nga vetja e tyre e të mos mendojnë për të ardhmen e tij.
52-vjeçari është nën presion të jashtëzakonshëm pasi klubi me qendër në Milano pësoi katër humbje në gjashtë ndeshjet e para, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë kanë ndeshjen e tyre të radhës kundër Xhenovës të Shtunën dhe ndërsa po flisnin me mediat në prag të ndeshjes, Giampaolo u kërkoi lojtarëve të tij që të japin gjithçka për klubin dhe të mos mendojnë për të ardhmen e tij.
“Ata duhet të japin jetën e tyre për veten e tyre dhe për klubin, jo për mua”, tha Giampaolo. /ORAinfo/