Para ndeshjes me Interin, Dormund merr lajmin katastrofal

15:52 | 22 Tetor 2019

Lajm i keq për epikin nga Bundesliga.

Borussia Dortmund nesër do të jetë pa dyshe kyçe Marco Reus dhe Paco Alcacer kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Alcacer është jashtë fushave që nga fillimi i tetorit me një dëmtim të thembrës, ndërsa Reus – i cili shënoi golin e fitores të Dortmundit në fundjavë – është i sëmurë nga gripi.

Listës së mungesave i bashkohet edhe mbrojtësi i majtë me përvojë Marcel Schmelzer, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, portieri Roman Burki është i përshtatshëm pasi kundër Borussia Monchengladbach u dyshua me një problem në gju.

Gjermanët do të jenë në gjendje të besojnë në Jadon Sancho, anësori i cili kthehet në skuadër pas përjashtimit që iu bë për shkak të vonesës në stërvitje.

‘Nerazzurrit’ i duhet fitorja dëshpërimisht nesër pas një barazimi dhe humbjeje në dy ndeshjet e tyre të para në Grupin F, ndërsa kundërshtarët e tyre janë në krye me katër pikë.

Komento: