Para ndeshjes me Juventusit, një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Atletico Madridit.
Atletico Madrid po përballet me vështirësi të mëdha para ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle që gëzon epërsi prej 2:0 nga ndeshja e parë, mund të humbas mbrojtësin kryesor për ndeshjen e radhës që luhet në Torino.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Diego Godin, i cili ka pësuar një lëndim sot në stërvitje.
Mediet në Spanjë raportojnë se Godin është detyruar të ndërpresë para kohe stërvitjen e ditës së sotme, dhe ka dyshime nëse do të jetë i gatshëm për derbin kundër Juventusit.
Pikërisht Godin ishte njëri nga golashënuesit në fitoren 2:0 të Atleticos ndaj Juventusit në ndeshjen e parë në ‘Ëanda Metropolitano’.