Interi duhet të ketë në dispozicion Marcelo Brozovicin kundër Juventusit në Derby d’Italia të shtunën pasi mesfushori rifilloi trajnimin sot.
Një dëmtim i kofshës vendosi jashtë Brozoviçin nga dy ndeshjet e fundit të Inter kundër Frosinone dhe Romës, por Sky Sport Italia raporton se ai punoi normalisht të mërkurën, përcjell ORAinfo.
Transmetuesi shton se Matias Vecino u bashkua me kroatin në terrenin e trajnimit pasi bëri një punë individuale një ditë më parë./ORAinfo/