Para ndeshjes me Kosovë, dalin rezultatet e Greqisë për testet e koronavirusit

14:11 | 05 September 2020

Dalin rezultatet e Greqisë për testet e COVID-19, para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja e Greqisë nesër mbrëma do të luajë me Kosovën në stadiumin Fadil Vokrri.

Greqia ka përfunduar testimet para kësaj ndeshje, ku të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë se Kostas Tsimikas kishte dalur pozitiv para ndeshjes me Slloveninë dhe kështu ishte izoluar dhe tani s’do të jetë pjesë e Greqisë as për takimin me Kosovën.

Ndryshe, Greqia sot udhëton nga Sllovenia për në Kosovë ku nesër do të përballen me Dardanët me fillim nga ora 20:45.

Komento: