Maqedonia e Veriut zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën.
Ashtu si në Kosovë, edhe në shtetin fqinj Maqedoninë e Veriut, entuziazmi është i njëjtë.
Edhe për ta kjo është hera e parë që janë kaq afër për të marrë pjesë në një turne madhor pas 30 viteve, anipse janë dukshëm kombëtare më e vjetër se ne.
Në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku do të luhet nesër ndeshja, futbollistët e Maqedonisë së Veriut janë duke kryer përgatitjet e fundit para testit final, shkruan lajmi.net.
Sipas medieve atje, shihet një atmosferë pozitive brenda grupit, pasi është ndeshja më e rëndësishme në historinë e tyre.
Kosova pas pak do të mbërrijë në kryeqytetin e Shkupit, dhe do të kryej stërvitjen e fundit gjatë mbrëmjes, përpara sfidës së nesërme që zhvillohet nga ora 20:45.