Para ndeshjes me Lazion, Gattuso merr lajmin e madh

17:57 | 25 Shkurt 2019

Gennaro Gattuso ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Lazion.

Suso dhe Pepe Reina janë kthyer në skuadrën e Milanit për ndeshjen e parë gjysmë-finale të Coppa Italia kundër Lazios këtë të martën.

Suso rikthehet pas një pezullimi me kartonit të verdhë, ndërsa Reina kthehet pas një muaji me një lëndim të muskujve, përcjell ORAinfo.

Lucas Biglia dhe Ivan Strinic gjithashtu dëshmojnë se janë të aftë për ndeshjen e dytë, por Mattia Caldara, Jack Bonaventura dhe Cristian Zapata mbeten të përjashtuar.

Skuadra e Milanit do të përballet me Lazion: Donnarumma A, Donnarumma G, Reina; Abate, Kalabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez; Romagnoli, Strinic, Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso. /ORAinfo/

Komento: