Para ndeshjes me Lazion, sulmuesi i Inter jep një deklaratë të papritur

20:37 | 28 Mars 2019

Ai pritet që të startojë në një ndeshje që prej fundit të dhjetorit.

Ylli i Inter, Keita Balde, ka lëshuar një deklaratë interesante para ndeshjes me Lazion.

Keita Balde Diao ka thënë se është i gatshëm që të shënoj ndaj Lazio, mirëpo ka thënë se nuk do të festojë në rast shënimi.
Ai pritet që të startojë në një ndeshje që prej fundit të dhjetorit, pasi vuajti nga një dëmtim.

“Isha jashtë për një kohë. Më duhen disa minuta për këmbët e mia. Duhet të kap ritmin e skuadrës” ka thënë Keita, transmeton lajmi.net.

“Luajta me Lazion për shumë vite. Ata më ndihmuan shumë që të rritem si lojtar. Lazio është një skuadër që do ta respektoj gjithmonë. Nuk do të festoj ndaj tyre” ka thënë ndër të tjerash sulmuesi i Inter.

Keita Balde ka qenë shumë produktiv për ‘zi kaltrit’ në ndeshjet që ai ka startuar këtë edicion, mirëpo për fat të keq, së fundmi vuajti nga një lëndim.

Komento: