Klubi i futbollit, Drita, ka njoftuar se i gjithë stafi ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, pak para ndeshjes me Legia Varshavën në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Ndeshja zhvillohet të enjten në Poloni, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues.
“Të gjithë negativë në testet e COVID-19. Klubi jonë Drita është testuar për testet e COVID-19 në prag të ndeshjes me Legian që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen”, shkruan në njoftimin e Dritës.
Drita kishte pësuar me humbje me rezultat zyrtar në fazën e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve pikërisht për shkak të paraqitjes së rasteve me COVID-19.
Ajo arriti më pas të mposhtë Sileksin e Maqedonisë për të ecur tutje në kualifikueset për Ligën e Evropës.