Para ndeshjes me Liverpool, Bayern Munich merr një super lajm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para ndeshjes me Liverpool, Bayern Munich merr një super lajm

22:15 | 14 Shkurt 2019

Neuer ka dhënë dritën e gjelbër dhe ka bërë të ditur se është gati për tu rikthyer.

Tifozët dhe trajneri i Bayern Munich kanë pranuar një lajm tejet të gëzueshëm para ndeshjes me Liverpool.

Kapiteni i skuadrës, Manuel Neuer ka dhënë dritën e gjelbër dhe ka bërë të ditur se është gati për tu rikthyer.

“Shkoi mirë dje dhe sot” ka thënë Neuer pas stërvitjeve të së enjtes. “Jam gati” shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Besohet se ai nuk do të rrezikohet në ndeshjen që Bayern e luan në kuadër të Bundesligas.

Rikthimi i tij për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e tij.

Komento: