
Para ndeshjes me Liverpoolin, ylli i Chelseas, Eden Hazard ka vënë në dijeni formën e jashtëzakonshme të Liverpoolit sidomos në pjesën e sulmit.
Belgu i cili ka shënuar dy herë kundër ‘The Reds’ këtë edicion do të synojë që ta bëjë këtë gjë përsëri, por para ndeshjes ka përmendur formën e lartë të kundërshtarit.
“Mendoj se ata kanë qenë në ‘flakë’ gjatë dy viteve të fundit, jo vetëm këtë sezon” ka thënë sulmuesi belg.
“Por, City, ata janë aty gjithashtu. Liverpool janë fantastik të shikohen, mendoj se trajneri i tyre është i shkëlqyer dhe kanë lojtarë që janë nga më të mirët në botë, prandaj do të jetë ndeshje e mirë” ka thënë tutje numri 10 i Chelsea.
“Ne e duam fitoren sepse duam të përfundojmë në top katërshen. Ne nuk na intereson se kush do ta fitojë titullin mes Liverpool e Man City. Duam të fitojmë për veten” ka thënë tutje lojtari.
Chelsea do të zbres në shtëpinë e Liverpool, në ‘Anfield’, sot, me fillim nga ora 17:30. /Lajmi/