Para ndeshjes me Liverpoolin, Man Utd mori lajmin më të keq – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para ndeshjes me Liverpoolin, Man Utd mori lajmin më të keq

15:48 | 24 Shkurt 2019

Në prag të ndeshjes me Liverpoolin, mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve.

Reprezentuesi serb nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Liverpool, dhe duket se do të mungojë edhe për disa ndeshje.

‘Goal’ shkruan se lojtari mund t’i mungojë skuadrës së tij për rreth dy apo tri javë, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe Southampton në Premierligë.

Ai gjithashtu pritet të mungojë edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e kthimit kundër PSG.

Së bashku me De Gean, Matic ka pasur më së shumti paraqitje nga të gjithë lojtarët, që do të thotë se mungesa e tij do të vërehet.

Komento: