Man City do të luajë pa Agueron kundër Lyon.
Manchester City do të jetë pa Sergio Agueron në meçin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Lyon, që luhet ditën e shtunë.
Sulmuesi argjentinas vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Aguero i ishte nënshtruar një operimi në gju në muajin qershor, pas lëndimit të pësuar në fitoren 5:0 të Manchester Cityt kundër Burnleyt.
“Ai është ende në Barcelonë”, është përgjigjur Guardiola, kur është pyetur nga gazetarët nëse Aguero do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Lyon.
“Mendoj se ai duhet të vijë këtu dhe të bëjë testin. Ai është ende në Barcelonë duke u rikuperuar”.