Para ndeshjes me Machester Utd, PSG merr edhe një lajm shumë të keq

20:14 | 09 Shkurt 2019

Në ndeshjen që do të mbahet në mes të PSG-së dhe Manchester United, u kuptua që për shkak të një lëndimi do të mungojë Neymar, dhe tani klubi parizien është në dyshime edhe për një lojtar tjetër.

Paris Saint Germain janë në pritje të lajmit për sulmuesin Edinson Cavani, i cili tashmë është në dyshim për super ndeshjen.

Sulmuesi nga Uruguai pati një lëndim gjatë ndeshjes së sotme kundër skuadrës së Bordeaux, në kuadër të Ligue 1, përcjell lajmi.net.

PSG u detyruan ta zëvendësojnë qendër sulmuesin mes dy pjesëve, për të mos dëmtuar diçka më shumë.

Thomas Tuchel tani duhet të pres në ankth për të rejat shëndetësore të sulmuesit të tij, para ndeshjes që po vlerësohet si më e madhja e sezonit për parisienët.

Komento: