Arsenal në telashe.
Përgatitjet e Arsenalit për rifillimin e Premierligës më 17 qershor nuk shkuan në mënyrën më të mirë, pasi u penguan nga një lojtar i cili doli pozitiv në COVID-19, duke bërë që edhe dy futbollistë të tjerë të futen në karantinë.
‘Topçinjtë’ u kthyen në aksion pas një ndërprerje prej tre muajsh, duke u mundur 3:0 nga Manchester City.
Arsenal në ‘Etihad Stadium’ nuk pati një performancë të mirë, por trajneri Mikel Arteta u ballafaqua me shumë probleme para kësaj ndeshje.
Mediet angleze raportojnë se përgatitjet e Arsenalit për derbin kundër Manchester Cityt nuk shkuan mirë, duke u ndërprerë shkaku i infektimit të një lojtari me COVID-19.
Lojtari, emri i të cilit nuk është publikuar, është udhëzuar të izolohet për shtatë ditë, ndërsa është përcaktuar se ai ka qenë në kontakt të afërt me dy futbollistë të tjerë, të cilët kanë ndërmarrë veprime të ngjashme.