Para ndeshjes me Man Utd, PSG merr lajmin ‘bombë’

19:02 | 25 Shkurt 2019

Paris Saint Germain ka marrë një lajm shumë të mirë në prak të ndeshjes së kthimit me Manchester United.

Sulmuesi i skuadrës, Edinson Cavan si duket do t’I kthehet skuadrës në këtë ndeshje pasi është parë duke u stërvitur me skuadrën e tij.

Uruguaiani pritet të jetë i gatshëm për këtë super ndeshje, dhe këtë e ka thënë edhe trajneri i PSG, Thomas Tuchel.

“Edi do të stërvitet me skuadrën këtë javë. Ai është duke biseduar me stafin mjekësor” ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.

“Ai ka punuar shumë fort dhe në mënyrë profesionale. Shpresoj se ai mund të luaj të shtunën kundër Caen” ka thënë tutje gjermani.

PSG përballet me Man Utd katër ditë pas ndeshjes me Caen, me Cavanin tani që duket se do të paraqitet me skuadrën e tij.

Komento: