Para ndeshjes me Manchester Unitedin, Buffoni vjen me një deklaratë të papritur

13:37 | 10 Shkurt 2019

Portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon ka bërë një deklaratë befasuese para ndeshjes me Manchester Unitedit.

Parisienët do të udhëtojnë për në Angli, ku në ‘Old Trafford’ do ta zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Portieri i PSG beson se skuadrat janë të barabarta në këtë ndeshje, por beson se skuadra e tij ka pasur ecuri më të mirë këtë sezon.

“Mendoj se ne duhet të përmirësohemi me mentalitetin. Të martën, një ndeshje shumë e rëndësishme na pret. Ne duhet të bëjmë lojë të mirë” ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Ndeshja kundër Manchester United duhet të jetë më e fortë dhe me tjetër qasje” ka thënë tutje italiani.

“Jo, nuk jemi favoritët. Mendoj se jemi baras 50/50” ka thënë ndër të tjerash ish portieri i Juventus.

Paris Saint Germain sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve ishte eliminuar pikërisht në këtë fazë të garave, nga Real Madrid.

Komento: