Para ndeshjes me Napolin, Roma merr një lajm të keq

21:43 | 22 Mars 2019

Roma dhe Napoli do të takohen në një ndeshje në kuadër të Serie A.

Para kësaj ndeshje që do të jetë shumë e rëndësishme për luftën e top katërshes në Serie A, Claudio Ranieri ka pranuar një lajm shumë të keq.

Ylli i skuadrës nga kryeqyteti i Italisë, Alessandro Florenzi, do t’i mungojë skuadrës së tij, si pasojë e një dëmtimi, transmeton lajmi.net.

Florenzi është liruar edhe nga stërvitjet me Italinë, ku po përgatitej për ndeshjet e eliminatoreve për kampionatin evropian 2020.Mbrojtësi i djathtë është i dyti që largohet nga kampi i Italisë, pasi Federico Chiesa ishte kthyer në Fiorentina të enjten.

Komento: