
Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrë e Real Madridit.
Real Madrid ka konfirmuar se Marcelo nuk do të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain të mërkurën pasi pësoi një dëmtim në qafë.
Braziliani dukej se e vuajti këtë problem në gjysmën e parë të fitores 3-2 ndaj Levantes të shtunën, duke rënë drejt në shpinë, pasi provoi një gjuajtje për gol.
31-vjeçari përfundoi ndeshjen, por Reali ka njoftuar të hënën pasdite se ai do të jetë i padisponueshëm për udhëtimin në Francë, përcjell lajmi.net.
Klubi lëshoi një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit, ku thuhet: “Pas testeve të kryera sot ndaj lojtarit tonë Marcelo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me problemin e qafës”.
Marcelo bashkohet me Iscon, Luka Modric dhe Marco Asensio në inferimieri, me Zinedine Zidane që përballet me një krizë dëmtimi në ‘Santiago Bernabeu’.