Para ndeshjes me Realin, Barcelona tronditet nga ky lajm

17:43 | 04 February 2019

Fansat e Barcelonës, kanë marrë një lajm jo të mirë.

Leo Messi dhe Ousmane Dembélé nuk morën pjesë në seancën stërvitore të Barcelonës këtë të hënë, duke shtuar dyshimet mbi praninë e tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Realin e Madridit.

Mungesa e sulmuesit argjentinas ishte parashikuar, pasi pati një kontraktim në ndeshjen me Valencian, ku shënoi dy gola. “Pleshti” mendohet se këtë të martë do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës, për të vlerësuar më pas nëse do të mund të japë kontribut në këtë El Clasico.

Duket më e komplikuar situata e francezit Dembele, i cili edhe pse ishte i pranishëm në qendrën sportive të Barcelonë, nuk iu bashkua grupit. Duket e vështirë që kampioni i botës të stërvitet me ritëm të plotë një ditë për superpërballjes me Realin, pasi nuk stërvitet që pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Leganes.

Komento: