Para ndeshjes me Spal, Milan merr një lajm fantastik

14:31 | 22 Qershor 2020

Ibra rikthehet kundër Spal.

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen kundër Spal, që zhvillohet më 1 korrik, raporton La Stamda.

Reprezentuesi do t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli mjekësor dhe shpresa për t’u rikthyer për derbin kundër Romës në fundjavë, duket e pamundshme.

Ai ende po vazhdon të vuajë nga lëndimi i pësuar në stërvitje muajin e kaluar, por La Stampa pretendon se ai do të kthehet kundër Spal, përcjell lajmi.

Spal do të mirëpres Milanin më 1 korrik, si ndeshja e tretë pas rifillimit të futbollit.

Përndryshe, Milan sonte zhvillon ndeshjen e parë në Serie A, duke luajtur në udhëtim te Lecce.

Komento: