Para ndeshjes me Turqinë, Hysaj vjen me një deklaratë ‘të ashpër’

17:50 | 21 March 2019

Para ndeshjes me Turqinë futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka dalim ne një deklaratë.

Mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë të përgatitur për ndeshjen ndaj Kombëtares turke, gjersa janë në dijeni për sulmin e tyre.

“Jemi mbrojtës që luajmë të gjithë në Serie A, kështu që ne përballemi në çdo ndeshje me të tillë lojtarë dhe më duhet të them që jemi gati për ta filluar këtë ndeshje”, tha Hysaj, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë që Shqipëria luan nesër kundër Turqisë në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Komento: