Para ndeshjes në Champions League, Pirlo konfirmon dy mungesa të mëdha

16:18 | 16 Shkurt 2021

Pirlo konfirmon dy mungesa të mëdha para ndeshjes në Champions League.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo konfirmoi se Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala nuk do të luajnë kundër FC Porto dhe pret një lojë ‘të komplikuar’ në Portugali.

Liga e Kampionëve është rikthyer dhe Juventusi do të luajë me kampionët e Portugalisë në fazën e parë të nokautit.

Pirlo tha që Zonja e Vjetër duhet të jetë ‘e duruar’ kundër futbollistëve të Sergio Conceicao.

Juventusi luan nesër ndaj Portos me fillim nga ora 21:00.

Komento: