Juventus do të takohet me Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra Italiane u mposht nga ajo madriliene me rezultat 0:2 në ndeshjen e parë.
Por, para sfidës së kthimit, ata kanë pranuar një lajm të mirë, pasi ylli i madrilenëve, Filipe Luis pritet t’i mungojë skuadrës.
Ai po vuan një dëmtim muskulor, në këmbën e majtë, dhe kjo pritet t’ia humb atij ndeshjen e dytë ndaj kampionëve të Serie A, transmeton lajmi.net.
Braziliani ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë, madje mund të themi se ishte një nga më të mirët në radhët e ‘Rojiblancos’.
Mbetet të shihet se si do ta mbulojë Diego Simeone zbrazëtinë e lënë nga Filipe Luis.