Para ndeshjes së radhës, Klopp me kërkesë interesante për Atleticon

18:36 | 16 Dhjetor 2019

Jurgen Klopp me kërkesë interesante për Atletico madridin.

Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëra tjetrës skuadrat e Atletico Mardid dhe Liverpool.

Liverpool do të luajë në udhëtim tek ‘Wanda Metropolitano’, ku ka luajtur edhe më parë, në finalen e Ligës së Kampionëve.Në atë ndeshje, Liverpool shfrytëzonte dhomën e zhveshjes së vendasve, kundër Tottenham Hotspur.

Klopp ka thënë se mund të kërkojnë nga Atletico që të kenë përsëri atë dhomë të mrekullueshme të zhveshjes.

“Ndoshta mund t’i pyesim: “Mund të kemi përsëri atë dhomë?”. Ishte vërtetë mirë. Ishte e mbushur me shenja të Liverpool, por unë mendoj se ata i kanë hequr ato” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

Liverpool – Atletico Madrid pritet të jetë një nga duelet më interesante në këtë fazë të garave, në Ligën e Kampionëve.

Komento: