Para ndeshjes së radhës, Sarri merr lajmin e papritur

19:28 | 13 Dhjetor 2019

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey është në dyshim që të paraqitet për përplasjen e ardhshme të ligës së Bianconeri kundër Udinses të Dielën.

Raporti detajon se si mesfushori 28-vjeçar u stërvit ndaras nga skuadra këtë mëngjes, pas një rutine të personalizuar. Kjo e vë atë në dyshim për ndeshjen e radhës të klubit në Torino, duke zhgënjyer për trajnerin Maurizio Sarri duke marrë parasysh krizën e dëmtimeve që skuadra aktualisht po kalon,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Sarri mund të jetë akoma i lumtur, për shkak të ecurisë së kthimeve të Douglas Costa, Rodrigo Bentancur dhe Matthijs De Ligt, të cilët u rikthyen të gjithë në stërvitjen e skuadrës sot, duke sugjeruar që ato mund të jenë mjaft të afta për t’u paraqitur në ndeshjen e së Dielës kundër Udineses.

Deri më tani këtë sezon Ramsey ka bërë 11 paraqitje për bardhezinjtë, duke shënuar dy gola në proces. /ORAinfo/

Komento: