Para nisjes së protestës për krerët e UÇK-së, Zara e Kroacisë frymon kuqezi

17:10 | 05 Korrik 2026
para-nisjes-se-protestes-per-kreret-e-uck-se,-zara-e-kroacise-frymon-kuqezi

Pak momente para fillimit të protestës, qytetin i Zarës në Kroaci, po frymon me ngjyrat kuqezi.

Qytetarë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme tashmë janë mbledhur në qytet, duke mbajtur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe flamuj me stemën e UÇK-së.

Protesta, e cila mbahet këtë të diel, organizohet në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesëmarrës të shumtë të veshur me simbole kombëtare, ndërsa pritet që protesta të nisë në orën 17:00.

Ndryshe, protesta është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se e mbështet këtë organizim dhe u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në protestë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento: