Para pak ditësh u dha lamtumirën fansave – vdiq legjendari Sven Goran Eriksson

14:12 | 26 August 2024

Trajneri Sven – Goran Eriksson ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Erikssoni u nda nga jeta pas luftës me kancerin, më pak se një vit pasi kishte njoftuar se po vuante nga kanceri terminal.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Bo Gustavsson, ish-agjenti i tij te Lazio.

Suedezi që njohu suksese me Benfikën dhe Lazion (tre herë kampion portugez dhe një herë italian) ishte njashtu trajneri i parë i huaj i kombëtares angleze.

Komento: