Ylli i skuadrës kthehet në stërvitje.
Skuadra e Tottenham Hotspur ka marrë një lajm të madh para përballjes me Ajax Amsterdam.
Spurs do të përballen me skuadrën holandeze në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën gjysmëfinale.
Para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, në stërvitjet e skuadrës nga Londra është kthyer Moussa Sissoko, i cili pritet të jetë ndihmë e madhe për rotacionet e Mauricio Pochettino, përcjell lajmi.
Skuadra nga Premierliga po përballet me shumë dëmtime në pjesën më kritike të sezonit, dhe rikthimi i francezit është lajm shumë i mirë.
Me skuadrën gjithashtu është stërvitur edhe Jan Vertonghen, i cili humbi ndeshjen e së shtunës kundër West Ham.
Por, akoma për skuadrën e Pochettino do të mungojnë Harry Kane, Harry Winks, Erik Lamela dhe Serge Aurier.
Gjithashtu, mungesë e madhe do të jetë edhe Heung Min Son, i cili do të vuajë mungesën si pasojë e suspendimit.