Para se të bëhej trajner i Liverpoolit, Klopp kishte refuzuar këto skuadra të mëdha

16:40 | 13 Tetor 2019

S’e keni ditur më herët.

Jurgen Klopp kishte refuzuar oferta nga Manchester United dhe Real Madrid, para se të merrte drejtimin e skuadrës së Liverpool.

Klopp po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën e Liverpool, me të cilën sezonin e kaluar shënuan triumf në Ligën e Kampionëve.

‘Reds’ janë futur gjithashtu në një seri fitoresh, duke marrë edhe lidershipin e Premierligës, me tetë pikë më shumë sesa Manchester City.

Por, e gjithë kjo mund të mos kishte ndodhur, pasi Klopp kishte pasur edhe oferta tjera të majme, para asaj të Liverpool.

Bazuar nga fjalët e Robbie Foëler, kur gjermani u largua nga Borussia Dortmund katër vite më parë, ai pati oferta nga Man Utd e Real Madrid, por i refuzoi.

“Pata një intervistë me të vite më parë dhe ai më tregoi se kishte refuzuar super oferta” ka thënë Foëler në ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Tifozët e Liverpool do të jenë të lumtur kur të lexojnë këtë. Klopp e ka kthyer Liverpool aty ku e ka vendin. Në maja të futbollit evropian.

Komento: