Para se të bënte gjithçka për Milanin, ja kush ishte afër ta rrëmbente Maldinin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para se të bënte gjithçka për Milanin, ja kush ishte afër ta rrëmbente Maldinin

20:01 | 08 Shkurt 2019

Ish-menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se Djajtë e Kuq kanë tentuar të nënshkruajnë Paolo Maldini, por babai i mbrojtësit tregoi se lojtari qëndroi në Milano.

Sir Alex kohët e fundit po bisedonte me Daily Mail për Maldini dhe e zbuloi këtë fakt përcjell ORAinfo.

“E pranoj që unë u përpoqa ta nënshkruaj atë, ai ishte një lojtar i frikshëm, por kur takova të atin nuk kisha asnjë zgjedhje.

“Ai u përgjigj, duke tundur kokën:” Gjyshi im ishte nga Milano, babai im ishte nga Milano, unë jam nga Milano dhe djali im është lojtar i Milanit, harroje atë “Ishte një mësim i madh për mua”, ka thënë Sir Alex Ferguson./ORAinfo/

Komento: