Para se të vritej, Astrit Ademaj kishte publikuar këtë video në Facebook

22:32 | 08 September 2021

Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë .

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit.

Në këtë tragjedi, i vrarë mbeti edhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Blerand Kadriaj.
Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të komunës së Pejës.

Vetëm dy orë para tragjedisë ku e la pa shenja jete – Astrit Ademaj, kishte publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në atë video Ademaj kërkonte votën e pejanëve për të qeverisur me Komunën në katër vitet e ardhshme.

Komento: