Para seancës për Kosovën, deputetët e Partisë së Sheshelit përleshen fizikisht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para seancës për Kosovën, deputetët e Partisë së Sheshelit përleshen fizikisht

17:53 | 27 Maj 2019

Parlamenti i Serbisë do të diskutojë sot në ora 16:00 për Kosovën. Në këtë seancë do të merr pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.

Para se të hynin në ndërtesën e parlamentit, deputetët e Dverit u përplasën me ata të Partisë Radikale Serbe.

Deputetët e Dverit nuk deshën që të largoheshin për t’i lëshuar rrugën veturës ku gjendej kryetari i Partisë Radikale, Vojisllav Sheshel.

Pas përplasjes verbale kur Vojisllav Sheshel i ofedoi deputetët e Dverit erdhi edhe deri te përplasja fizike mes tyre.

Pas përleshjes, deputetet e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.

Komento: