Para sfidës ndaj Sllovenisë, Sahiti paralamjlëron ndryshime në formacion

18:39 | 14 Nëntor 2020

Sahiti paralajmëron ndryshime në formacion.

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka paralajmëruar se mund të ndryshojnë formacionin para ndeshjes ndaj Sllovenisë.

Nesër Kosova është mysafirë i Sllovenisë, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombëve, shkruan lajmi.

Sahiti që është në krye të Kosovës shkaku që përzgjedhësi Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me koronavirus theksoi se ndoshta do ndryshojnë formacionin, por jo mënyrën e lojës.

“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo mënyrën si luajmë futboll”.

“Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Pas sfidës ndaj Sllovenisë, Kosova e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.

Komento: