Para sfidës në Champions League, Barcelona tronditet nga lajmi i fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Para sfidës në Champions League, Barcelona tronditet nga lajmi i fundit

17:53 | 08 Shkurt 2019

Barcelona ka marrë lajme të këqija.

Nuk ndalen telashet për asin argjentinas të Barcelonës, që në këtë fillim shkurti po has shqetësime të shumta fizike, të cilat po i kushtëzojnë paraqitjet në fushë por dhe qëndrimin jashtë saj.

Nëse për Real Madridin, Lionel Mesi arriti të luante disa minuta në pjesën e dytë, duket se për sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve ndaj Lionit, ai mund të mos jetë i gatshëm

Mesi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore të ekipit katalanas për shkak të telasheve muskulare që nuk e lejuan të zbriste në fushë ndaj Realit, por gjithsesi tekniku Valverde shpreson ta rikuperojë në kohë argjentinasin.

Komento: