Para udhëtimit në Barcelonë, Klopp del me një deklaratë të papritur

22:57 | 29 Prill 2019

Klopp flet para udhëtimit në Barcelonë.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, duket shumë i qetë para udhëtimit në Barcelonë.

Barcelona do të jetë nikoqire e skuadrës së Liverpool në kuadër të garave të Ligës së Kampionëve, në fazën gjysmëfinale.

Para kësaj ndeshje, trajneri i ‘The Reds’ duket shumë i qetë, duke hequr ‘barrën’ që do të luajë në ‘Camp Nou’.

Sipas tij, ai stadium është si të gjithë të tjerët në Evropë, dhe nuk ka diçka speciale për tu frikësuar.

“’Camp Nou’ është vetëm një stadium. Është i madh, por nuk është tempull futbolli” ka thënë Klopp për ‘DAZN’, transmeton lajmi.

“Duhej të vinte kjo kohë. Sheh skuadrat tjera që kanë kohë të vështira kur luajnë aty dhe tani do ta përjetojmë edhe ne. Gjithsesi, sigurisht se shpresojmë të luajmë mirë” ka thënë tutje gjermani.

“Nëse luan kundër Barcelonës, ti sigurisht se nuk je favoriti” ka thënë ndër të tjerash gjermani.

Të dy skuadrat shënuan fitore në vikend, me Barcelonën që siguroi titullin e kampionit, kurse Liverpool po vazhdon ta mbaj Man City nën presion deri në vërshëllimën e fundit të sezonit

Komento: