Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes do të zhvillojë stërvitjen e fundit, para udhëtimit për në Izrael.
Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.
Kosova do të ndeshet me Izraelin të shtunën, nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.