Para udhëtimit në Izrael, Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit

22:10 | 22 Mars 2023

Kombëtarja e Kosovës nesër mban stërvitjen e fundit, para udhëtimit në Izrael.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i kombëtares së Kosovës nesër në mëngjes do të zhvillojë stërvitjen e fundit, para udhëtimit për në Izrael.

Stërvitja do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 10:45.

Kosova do të ndeshet me Izraelin të shtunën, nga ora 18:00, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Komento: