Para zgjedhjeve, partitë politike duhet t’i bëjnë këto veprime

08:39 | 31 August 2019

Me 6 tetor pritet të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Të gjitha subjektet politike, duke përfshirë partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet, dhe kandidatët e pavarur, duhet të aplikojnë për çertifikim për të garuar në Zgjedhje për Kuvend të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ ka njoftuar mediat se është mbyllur afati për partitë politike të aplikojnë në KQZ.
Ai në një konferencë për media tha se afati për çertifikim të partive afati i fundit është 6 shtatori.

“Deri më tani janë regjistruar këto koalicione: VAKAT, AAK-PSD, NISMA-AKR-PD, SLOBODA. Ju njoftoj se kjo është vetëm periudha për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje se të tjerat partitë politike se afati subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator”, u shpreh Elezi.

Subjektet politike që duan të garojnë për Kuvend të Kosovës duhet të kenë 1000 nënshkrime të vlefshme. Kjo nuk vlen vetëm për subjektet politike që kanë fituar ulëse në zgjedhjet paraprake për Kuvend të Kosovës.

Komento: