
Është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve për rastin e dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria në Pejë.
Të pandehurit Sh.B dhe I.G, dyshohet se kanë dhunuar 23 vjeçaren nga Shqipëria, e cila vuan edhe nga problemet mendore.
Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ka ardhur pas kërkesës nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe dy te pandehurit të dyshuarve për veprën penale “dhunimi” u është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi, për Front Online
Ndërkaq, Nikçi shtoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të ndriçuar këtë çështje penale.
“Prokurori i shtetit ka dhënë autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, tha Nikçi./Front Online